NBA/ New York Knicks mban gjallë shpresat për kualifikim ndaj Miami Heat

Sport

New York Knicks mban gjallë shpresat për t’u kualifikuar në finalen e Konferencës së Lindjes. Në Madison Square Garden, Knicks fituan 112-103 ndaj Miami Heat, duke e ngushtuar diferencën e serisë në 3-2.

3 më efektivët e parketit, rezultuan pikërisht të njujorkezëve. Jalen Brunson, Barrett dhe Julius Randle, shënuan secili nga 38, 26 dhe 24 pikë. Ndonëse e nisën mjaftueshëm keq periodën e parë, vendasit rikuperuan në të dytën dhe në të 3-tën, aty ku e panë veten në një avantazh prej 10 pikësh. Epërsi që arritën ta administronin mjaft mirë edhe në perodën e fundit të sfidës, ndonëse Miami u përpoq të rikthehej në lojë dhe të shkurtonte diferencën me gjuajtje për 3 pikë nga jashtë harkut.

Në rrethana si këto, 4 herë fituesit e Konferencës së Lindjes, Neë York Knicks, për herë të fundit në 1999-tën, shpresojnë që në sfidën e ardhme të barazojnë rezultatin e serisë, duke e dërguar gjithçka në ndeshjen finale, në të 7-tën.

Nëse kjo do të ndodhë ose jo, mbetet për t’u parë, sepse sfida e radhës do të luhet në shtëpinë e Miamit, aty ku të besuarit e Erik Spoelstra do të përpiqen që të mbyllin çështjen e kualifikimit.