Nuk shkon asgjë mbarë për Los Angeles Lakers në këtë edicion të NBA. Kalifornianët i’a dolën të humbisnin edhe një ndeshje që u duk e mbaruar. Lakersa-t shpërdoruan një avantazh prej 17 pikësh përballë Indiana Pacers dhe në sekondën e fundit 3-pikëshi i Nembhard i dha fitoren Pacers, 116-115. Humbja e 12-të në 19 ndeshje për Lakers që nuk i’a dolën edhe pse Davies realizoi 25 pikë e James 21, më i miri tek Pacers ishte Haliburton me 24 pikë.
Chicago Bulls triumfuan në Salt Lake City përballë Jazz duke dëshmuar edhe një herë këtë sezon se janë të fortë me të fortët dhe ta dobët me të dobëtit. 114-107 ishte rezulati final me DeRozan që e mbylli me 26 pikë, teksa 20 realizoi Zach Lavine. 9 fitore e 11 humbje bilanci i Chicagos, në një kohë që Jazz pësojnë humben e 5-të rradhazi, as 32 pikët e ish lojtarit të Chicagos Markkanen nuk i mjaftuan Utah për të evituar disfatën e rradhës.
Philadelphia fitoi me 3 pikë diferencë përballë Atlanta Haëks 104-101. Më i miri për 76-sixers ishte Joel Embiid me 30 pikë. Kamerunasi ishte njeriu që firmosi edhe parakalimin përfundimtar kur kishin mbetur vetëm 18 sekonda lojë në “Wells Fargo Center”.
Brooklyn Nets mposhtën Orlandon 109-102. Fitorja e 11-të në këtë sezon për ekipin nga Neë Yorku. Kevin Durant ishte më i miri për Nets me 45 pikë të shënuara teksa Orlando nuk i’a doli pavarësisht ndeshjes pozitive që zhvilloi Banchero.