NBA, Milwaukee mposht Boston, shkëlqen Antetokounmpo

Sport

gianis
Giannis Antetokounmpo ishte ylli i ndeshjes së gjashtë mes Milwaukee Bucks dhe Boston Celtics. Basketbollisti grek ishte i papërmbajtshëm në sfidën që skuadra e Bucks fitoi me rezultatin 97-86.  Takimi nuk pati shumë histori. Vendasit e Milwaukee që kishin edhe mbështetjen masive të tifozëve arritën të kontrollonin mjaft mirë lojën, duke ruajtur një avantazh të konsiderueshëm përgjatë 4 periodave të lojës.

giannisss
23-vjeçari realizoi 31 pikë, 4 asiste dhe 14 zotërime të topit nën tabelë, duke lënë në hije edhe Jason Tatum të Celtics, që e mbylli takimin me 22 pikë. Seria e ndeshjeve mes këtyre dy skuadrave tashmë shënon 3-3, keshtu Milwaukee dhe Boston do të detyrohen të luajnë ndeshjen e shtatë dhe të fundit, që do të vendosë edhe se cila skuadër do të kalojë në çerekfinale, fazë në të cilën skuadra e kualifikuar do të perballet me Philadelphia 76ers. Vlen të theksohet se Boston nuk ka shërbimet e yllit të skuadrës Kyrie Iriving, i cili me shumë gjasa, për shkak të dëmtimit në gju, e ka mbyllur sezonin aktual.