NBA, Middleton dhe Brown refuzojnë rinovimin e kontratave

Sport

Njësoj si në futboll, edhe në NBA duket se po bëhet e modës lëvizja me parametra zero e lojtarëve, që kërkojnë bonuse për firmën e tyre. Pas Draymond Green, të radhës që kanë refuzuar opsionin e rinovimin e të kontratës së tyre janë Khris Middleton i Milwaukee Bucks dhe Bruce Brown i Denver Nuggets. Middleton duket se e mendon seriozisht largimin nga Milwaukee, ndonëse konsiderohet si një nga elementët më të rëndësishëm aty dhe ka një mbështetje të madhe edhe nga ana e tifozëve. 31-vjeçari do të përfitonte rreth 40 milionë dollarë nëse vendoste të shfrytëzonte mundësinë e rinovimit të kontratës për një vit me Bucks, mirëpo lojtari është i vendosur për të gjetur një akord afatgjatë e për këtë arsye, agjentët e tij kanë deklaruar se do të shqyrtohet të gjitha mundësitë. Për momentin arritja e një tjetër marrëveshje nuk hidhet poshtë, por duke parë interesimin e disa skuadrave për shërbimet e Middleton, atëherë Bucks mund të heqin dorë nga sforco ekonomike dhe të vendosin të shkojnë në një drejtim tjetër.

Edhe Bruce Brown e ka refuzuar rinovimin automatik me Denver Nuggets, që parashikonin të paguanin 6,8 milionë dollarë 26-vjeçarin, nëse qëndronte të paktën edhe një vit. Të saposhpallur kampionë të NBA, Nuggets janë të vetdijshëm për vlerat e Brown, i cili luajti një rol të rëndësishëm në rrugëtimin e skuadrës nga Kolorado në fazën ‘playoffs’. Brown kërkon një kontratë afatgjatë me një pagë të lartë, pasi është i bindur se mund të japë edhe më shumë për ekipin e trajnerit Malone. Nëse Nuggets nuk do t’i përmbushin kërkesat e Brown, atëherë lojtari do të provojë të firmosë me një skuadër tjetër, ku dëshiron të ketë të garantuar një vend në formacionin titullar.