Pezullimi i menjëhershëm i NBA bëri që shumë tifozë të aludojnë për ndonjë format të vecantë, apo edhe për një shtyrje të sezonit deri në shtator, por duket se dicka e tillë nuk do të ndodhë. Kampionati më elitar i basketbollit do të vijojë gjithcka aty ku u ndërpre dhe drejtuesit e federatës janë të bindur për të vijuar sezonin gjatë verës. Por një nga problemet e hasura së fundmi ka qenë përgatitja fizike e lojtarëve, shumë prej të cilëve nuk kanë mundësi të kryejnë stërvitje të personalizuar, pasi edhe mjediset që ua mundësonin dicka të tillë janë të gjitha të mbyllura. NBA mendon të rinisë gjatë muajit qershor apo maksimumi në korrik, por fillimisht drejtuesit kanë hartuar një plan prej 25 ditësh për rikthimin e skuadrave në parket. Pra, brenda kësaj
periudhe, datat e së cilës do të vendosen nga drejtuesit, skuadrat dhe lojtarët do të kenë mundësinë të kryejnë seanca stërvitore për t’u përgatitur fizikisht për rifillimin e aktivitetit. Plani 25 ditor mendohet se mund të realizohet gjatë muajit maj, ose mes majit dhe qershorit, por për të arritur një marrëveshje me skuadrat, duhet që fillimisht të vendoset data e rifillimit të ndeshjeve. Shumë prej ekipeve apo lojtarëve janë dakord me këtë lëvizje, pasi prej kohësh janë ankuar se po humbasin formën fizike në pamundësinë për t’u stërvitur normalisht. Sa i përket vazhdimit të kampionatit, vec rifillimit të kalendarit të ndeshjeve aty ku u ndërpre gjithcka, po diskutohet si mundësi edhe organizimi i menjëhershëm i një faze finale me eleminim,
dicka që gjithësesi do të duhet të marrë miratimin e të gjithë anëtarëve të bordit drejtues dhe të skuadrave të NBA.