NBA, LUHET MIQESORJA E PARE PARASEZONALE NE ABU DHABI

Sport

Ndeshja e parë e fazës parasezonale të NBA u luajt të enjten në Etihad Arena të Abu Dhabi, midis Minesotas dhe Mavericks, teksa ishin Timberuolvs që dolën fitimtarë me shifrat 111-99. Të besuarit e trajnerit Finch u udhqhoqën nga 20 pikë të Touns dhe 16 të Reid. Ndërsa u dallua gjithashtu edhe Alelsandër Ualker, me 11 pikë, 5 ribaunde dhe po aq asiste. Te Dallas u përpoqën vecanërisht Doncic, me realizimin e 25 pikëve dhe 5 ribaundeve në 17 minuta të pjesës së parë; e gjithashtu edhe Hardy me 13 pikë e 3 asiste. Mavs që kanë ndryshuar shumë përpara fillimit të sezonit, kanë hasur jo pak vështirësi e nga kjo kanë përfituar Timberëolvs, që edhe pse pa Antoni Eduards me dëmtim në kavilje, siguroi një fitore të merituar.

Ndër të tjera kanë mundur të shijojnë magjinë e lojës basketbollit amerikan edhe yje të futbollit, mes të cilëve spikasnin Ronaldo “Fenomeni” që ishte në radhën e parë bashkë me partneren e tij, ndërsa ishte i pranuishëm edhe Aleks Del Piero, që ka pozuar me fanelat e NBA përkrah legjendës Karim Abdul Jabar. Per revanshin e mundshëm të Dallas kundrejt Minesotas duhet pritur e shtuna, atëherë kur sërish në Abu Dhabi dhe me transmetim në Tring Sport, do të zhvillohet ndeshja e dytë duke nisur nga ora 18:00.