NBA/ Luhen 4 ndeshjet e para të raundit play-off në Konferencës së Lindjes

Sport

Janë luajtur 4 ndeshjet e para të fazës play-off të Konferencës së Lindjes. Miami Heat triumfoi 130-117 ndaj Milwaukee Bucks, në të parën përballje nga 7 të mundshme. Hapin e rëndësishëm të fitores, Heat e hodhi në pjesën e parë, duke kryesuar 68-55 dhe më pas arriti ta administronte mjaft mirë rezultatin deri në fund.

Lajmi I keq ishte për Bucks ishte dëmtimi I Giannis Antetokounpo, I cili u rrëzua keq në parket dhe u detyrua të dilte në gjysmën e sfidës. Megjithatë, lëndimi I grekut nuk duket serioz. Edhe Tyler Herro pësoi një dëmtim në dorë për Miamin dhe nuk dihet me saktësi se sa do të jetë jashtë.

Në sfidën tjetër, Philadelphia 76-ers fitoi 121-101 ndaj Brooklyn Nets. James Harden kompletoi një double-double, 23 pikë dhe 13 asist për 76-ers, ndonëse shënuesi I tyre më I mirë rezultoi Joel Embiid me 26 pikë. Këtë herë, më produktivi I parketit rezultoi në anën e humbësve. Fjala është për 30 pikëshin e Mikal Bridges, që këtë herë do të llogaritet vetëm si statistikë.

Në sfidën tjetër të Konferencës së Lindjes, Boston Celtics fitoi 112-99 ndaj Atlanta Hawks. Kur kishte kaluar vetëm gjysma e ndeshjes, Bostoni u shpëkut me 30 pikë, me Jaylen Broën, Jayson Tatum dhe Derrick White të cilët bënë diferencën në parket, me nga 29, 25 dhe 24 pikë secili.

Në duelin tjetër, New York Knicks fitoi me një rezultat të ngushtë ndaj Cleveland Cavaliers, 101-97. Ndonëse Donovan Mitchell kompletoi 38 pikë për Cavaliers, kjo nuk ishte e mundur që ata të triumfonin, duke u dorëzuar përballë ekipit mik.