Pas kërkesës së Damian Lillard për t’u larguar nga Portland Trail Blazers, të gjithë janë në pritje të lëvizjes më të rëndësishme që pritet të ndodhë në NBA gjatë kësaj vere. Ylli kryesor i skuadrës nga Oregoni ka kërkuar të jetë pjesë e një klubi që lufton për titullin kampion dhe siç është pranuar nga ana e përfaqësuesve të lojtarit, dëshira e Lillard është të kalojë tek Miami Heat. Mirëpo ajo që cilësohe si lëvizja më e rëndësishme e kësaj vere në NBA mund të mos ndodhë fare gjatë këtij viti. Këtë ka lënë të kuptohet drejtori i përgjithshëm i Portland Trail Blazers, Joe Cronin, pasi sipas tij, për të lënë të lirë Lillard, duhet të plotësohet kërkesat e skuadrës nga Oregoni. Me anë të agjentëve të tij, Lillard e ka përcjellë qartësisht mesazhin se ai kërkon të jetë pjesë e Miami Heat, duke u kërkuar drejtuesve të Portland të refuzojnë propozimet e tjera në drejtim të tij. Nga ana tjeër, pavarësisht këmbënguljes së 32-vjeçarit, Blazers nuk heqin dorë nga pretendimet e tyre për të dhënë dritën jeshile për shkëmbimin e lojtarit kryesor të skuadrës dhe Miami Heat, nuk është në listën e atyre klubeve që mund të ofrojnë një paketë të kënaqshme drejt Oregonit. Joe Cronin u shpreh se shkëmbimi i Damian Lillard mund të kërkojë një kohë të gjatë, ndoshta disa muaj, përpara se të bëhet realitet, çfarë do të thoshte se lojtari do të niste sezonin e ri, sërish si pjesë e Portland Trail Blazers. Drejtori i përgjithshëm i këaj skuadre shtoi se nuk kishte kominukuar me Lillard që nga data 1 korrik, çfarë tregon se lojtari nuk ka ndërmend të bëjë hapa prapa, por thjesht po pret që shkëmbimi i tij diku tjetër të bëhet realitet. Lillard mendon se bashkë me Bam Adebayo e Jimmy Butler, do ta shndërronin Miami Heat në një skuadër pretendente kryesore për titullin kampion në NBA, ndërkohë që Portland për momentin ka propozime që shkojnë sipas planit të Blazers për rindërtimin me lojtarë të rinj, por njëkohësisht mund të afrojnë edhe lojtarë të konfirmuar, që mund të ndihmojnë në rritjen e nivelit aktual të ekipit.