NBA: LeBron James sërish në histori, arrin rekordin e Michael Jordan…

Sport

lebron james

LeBron James cilësohet si një ndër basketbollistët më të mirë të të gjitha kohërave dhe “mbreti” i Cleveland e ka provuar këtë thuajse në çdo ndeshje.
Në takimin që Cavaliers fituan me rezultatin 118-105 ndaj Charlotte Hornets, James u shpall padyshim më i miri, pasi realizoi plot 41 pikë, 8 asiste dhe 10 zotërime të topit nën tabelë. Performanca të tilla të James nuk përbëjnë më ndonjë lajm, por me të dhënat e kësaj sfide, ai arrin shifrën e 866 ndeshjeve radhazi në karrierë, ku James shënon më shumë se 10 pikë. Kështu ai ka barazuar rekordin absolut të mbajtur nga legjenda e basketbollit amerikan, Michael Jordan.

jordan
Si për ironi të fatit, James e realizon këtë kundër skuadrës që aktualisht është në pronësi të Jordan. Rekordi pritet që absolutisht të kalohet që në ndeshjen e ardhshme të Cleveland Cavaliers kundër New Orleans Pelicans, me James që vazhdon të shkruajë emrin e tij në historinë e NBA, duke u dhënë të drejtë edhe atyre që e cilësojnë si më të mirin e të gjithë historisë.