Njësoj si në vitin e shkuar, Kevin Durant nuk do të ketë mundësi të zbresë në parketin e Cleveland për ndeshjen e ‘All Star Game’, për shkak se nuk është rikuperuar ende nga dëmtimi. Megjithatë, si kapiten i skuadrës së ‘Konferencës së Lindjes’, ‘KD’ është vënë përballë kapitenit të ‘perëndimit’, LeBron James, në përzgjedhjen e lojtarëve, duke ndërtuar edhe skuadrat e tyre. Si më i votuari, LeBron kishte të drejtën të zgjidhte i pari dhe ylli i Lakers shkoi me liderin e Milwaukee Bucks, Giannis Antetokounmpo. Pjesë e skuadrës titullare të James janë edhe Steph Curry i Ëarriors, DeMar DeRozan i Bulls dhe Nikola Jokic i Denver Nuggets. Ndërsa në vendin e Durant, si titullar do të luajë Jayson Tatum, teksa nga vetë ‘KD’ janë përzgjedhur Joel Embiid i Philadelphia 76ers, Ja Morant i Memphis Grizzlies, Andrew Wiggins i Warriors dhe Trae Young i Atlanta Hawks.
Sa i përket lojtarëve të stolit, tek skuadra e LeBron James gjejmë emra si Jimmy Butler, Luka Doncic, Darius Garland, Donovan Mitchell, Chris Paul, Fred VanVleet dhe James Harden. Për këtë të fundit u krijua dhe një situatë komike dhe e sikletshme, pasi ‘The Beard’ vetë disa orë përpara ‘Draft’-it konfimroi largimin nga Nets tek Sixers. Durant pati disa herë mundësi që ta zgjidhte, por refuzoi ta bënte diçka të tillë, duke i dhënë edhe një sinjal Harden rreth largimit të tij nga skuadra njujorkeze. Durant në stol përzgjodhi emra si Devin Booker, Khris Middleton, Zach LaVine, Karl-Anthony Towns, Dejounte Murray, LaMelo Ball dhe Rudy Gobert, çfarë garantojnë spektakël në mbrëmjem më të veçantë të vitit. Kujtojmë që ‘All Star Game’ do të mbahet në orët e para të mëngjesit të 21 shkurtit dhe do të transmetohet ekskluzivisht në platformën ‘Tring’.