NBA, Lakers mundin Cavaliers, vendosin Randle dhe Thomas

Sport

Los Angeles Lakers

Los Angeles Lakers kane arritur nje fitore te madhe perballe Cleveland Cavaliers me rezultatin 127-113. Dy skuadrat qe ishin protagoniste ne merkaton e dimrit ne basketbollin amerikan, pasi shkembyen disa lojtare mes tyre, dhuruan spektakel te vertete ne “Staples Center”.
Juliur Randle ishte shenuesi me i mire i takimit me 36 pike, nderkohe qe sherbeu edhe 7 asiste dhe fitoi plot 14 duele per topin nen tabele.
Paraqitje mjaft te mire per Lakers beri edhe Isaiah Thomas. Ne ndeshjen perballe ish-skuadres se tij, Thomas realizoi 20 pike, 9 asiste dhe 5 zoterime te topit nen tabele.
Tek Cleveland, ishte serish LeBron James me i miri ne parket, me 24 pike te shenuara, 7 asiste dhe 10 zoterime te topit nen tabele. Ylli i Cavaliers ra ne sy edhe me disa veprime mjaft te bukura gjate ndeshjes, qe argetuan jo pak tifozet e pranishem.
Sa i perket ndeshjeve te tjera, surprizon Boston Celtics, qe u munden
97-99 nga Indiana Pacers. Kurse Houston Rockets jane rikthyer tek fitorja, pasi mposhten 105-82 skuadren e Dallas Mavericks.