Los Angeles Lakers u janë përgjigjur humbjes së ndeshjes së parë në serinë ndaj Minnesota Timberwolves, në një ndeshje shumë të luftuar të luajtur në Kaliforni. Vendasit morën një avantazh të konsiderueshëm brenda periodës së parë dhe ia dolën të menaxhonin gjithçka në mënyrën e duhur deri në fund, pavarësisht përpjekjeve të yjeve të Timberëolves për të shkaktuar një tjetër surprizë. Luka Doncic ishte ai që udhëhoqi Lakers në këtë triumf, me 31 pikë, 12 ribaunde e 9 asiste, ndërsa LeBron James e mbylli me 21 pikë, 11 ribaunde e 7 asiste. Tek Minnesota, Randle ishte shënuesi më i mirë me 27 pikë, dy më shumë se sa Anthony Edwards, i cili tani duhet të provojë të udhëheqë skuadrën në dy takimet e radhës, që do të luhen në shtëpinë e tyre.
Vijojnë të respektojnë faktorin ‘fushë’ Oklahoma City Thunder dhe Indiana Pacers. Skuadra e vendit të parë të sezonit të rregullt në ‘Konferencën e Perëndimit’ mposhti me rezultatin 118-99 Memphis Grizzlies. Kanadezi Shai Gilgeous-Alexander ishte ai që bëri liderin për Oklahoman, duke realizuar 27 pikë, teksa gjeti edhe mbështetjen e Williams, që e mbylii me 24 pikë. ‘Double-double’ për Chet Holmgren, me 20 pikë e 11 ribaunde, ndëkohë që tek Memphis, shënuesi më i mirë ishte Jaren Jackson Jr., me 26 pikë. Tani seria do të zhvendoset në shtëpinë e Memphis, që janë në disavantazh 2-0.
Pavarësisht rikthimit të Damian Lillard, Milwaukee Bucks nuk ia ka dalë të marrë një fitore në transfertë ndaj Indiana Pacers, që tani udhëheqin 2-0 serinë mes tyre. Lojtarët e trajnerit Rick Carlisle triumfuan 123-115, duke ruajtur avantazhin që nga perioda e parë. Plot 5 lojtarët të Indianas shënuan 15 pikë ose me shumë, teksa Milwaukee, pavarëisht se kishte dy shënuesit më të mirë të takimit, Giannis me 35 pikë dhe Portis me 28, duhet të provojë të frymëzohet nga publiku në Wisconsin, për t’i dhënë një tjetër drejtim fazës së tyre ‘playoffs’.