NBA/ Konferenca e Perëndimit dhe e Lindjes

Sport

Denver Nuggets vijon të qëndrojë në krye të Konsferencës së Perëndimit në NBA. Skuadra e drejtuar nga Michael Malone vjen nga një ecuri e shkëlqyer prej 5 fitoresh radhazi. Më e freskëta është ajo ndaj Orlando Magic, 119-116. Nuggets e siguruan një sukses të tillë në dy periodat e para të sfidës, falë avantazhit prej 14 pikësh, që i ndihmoi ata ta ruanin epërsinë deri në fund, ndonëse rrezikuan në pjesën e dytë.

Mbetemi në Perëndim, teksa në vendin e dytë të renditjes ndodhet Memphis Grizzlies, që për momentin ka ecurinë më të mirë të Konferencës, prej 9 fitoresh të njëpasnjëshme, me të fundit të arritur ndaj Indiana Pacers të Lindjes, 130-112 në transfertë.

Ndërkohë, Los Angeles Lakers, janë dorëzuar pas 5 fitoresh radhazi dhe tashmë po përballen me një situatë aspak të këndshme. Kalifornianët vijnë nga 3 disfatash të njëpasnjëshme, me të fundit të pësuar nga një kundërshtar I Konferencës së Lindjes, sikurse është Philadelphia 76-ers, me shifrat 113-112. Me 4 fitore në 5 ndeshje, të besuarit e Doc Rivers klasifikohen të 3-tët në Lindje, menjëherë pas Boston Celtics dhe Booklyn Nets.

Mesa duket, skuadra e Celtics ka mësuar nga gabimet. Që prej dy humbjeve të pësuara nga Nuggets dhe Oklahamas, Celtics e kanë përmirësuar ecurinë e tyre, me 6 fitore të njëpasnjëshme. Suksesi I tyre I fundit erdhi ndaj Charlotte Hornets, 122-106.

Një moment disi të luhatshëm po kalojnë Nets, që kanë pësuar 3 humbje në 5 takime. Sifoqoftë, mbeten aty, vetëm një hap larg kreut.

Sakaq, ka reaguar edhe Chicago Bulls. Pas 3 humbjeve radhazi, ekipi I Billy Donovan ka gjetur forcën për t’u rikthyer tek fitorja dhe këtë e ka bërë ndaj Golden State Ëarrios, 132-118. Bulls renditen në vendin e 10-të të tabelës, në vendin e fundit të zonës play-off.