NBA, Konferenca e Lindjes njeh finalistët e saj, ende diskutime në Perëndim

Sport

Milwaukee Bucks
Miami Heat dhe Milwaukee Bucks janë skuadrat e fundit të Konferencës së Lindjes që kanë siguruar pjesëmarrjen e tyre në fazën finale të NBA për këtë sezon.
Ka qenë në fakt humbja e Detroit Pistons përballë Philadelphia 76ers me rezultatin 108-115, qe ka zyrtarizuar skuadrat e kualifikuara në “play-off”. Miami mundi Atlanta Hawks 115-86, duke mos e vënë asnjëherë në diskutim fitoren. Richardson dhe Olynyk ishin më të mirët për Heats, pasi realizuan secili nga 19 pikë. Veç Miami dhe Milwaukee, skuadrat e tjera të kualifikuara më herët në Konferencën e Lindjes janë Toronto Raptors, Boston Celtics, Cleveland Cavaliers, Philadelphia 76ers, Indiana Pacers dhe Washington Wizards.
Ndërsa në Konferencën e Perëndimit, janë ende 7 skuadra në lojë për 5 vende që të dërgojnë në fazën tjetër, teksa më herët, kanë konsoliduar pozicionet e tyre, Houston Rockets, Golden State Warriors dhe Portland Trail Blazers.