Gara për vendin e parë në Konferencën e Lindjes është bërë mjaft interesante. Deri në këtë fazë të sezonit, Boston Celtics dhe Milwaukee Bucks kanë qenë në ndjekje të njëra-tjetrës, teksa këtë herë është Celtics që ka rimarrë kryesimin.
Pas 5 humbjeve në 6 ndeshje, skuadra nga Massachusetts ka nisur të reagojë, duke marrë dy fitore njëra pas tjetrës. E fundit është ajo ndaj Bucks në shtëpi, 139-118. Diferencën në TD Garden arritën ta bënin Jayson Tatum dhe Jaylon Broën, të cilët shënuan nga 41 dhe 29 pikë.
Për Bucks, shënuesi më I mirë në parket ishte Giannis Antetokounmpo me 27 pikë, por që nuk ishin mjaftueshëm, e kësisoj këto të dhëna tashmë vlejnë vetëm si statistikë. Ekipi nga Wisconsin ka nisur të ndiejë një përkeqësim rezultatesh, teksa në 3 ndeshjet e fundit, kanë ardhur po kaqë humbje, por sidoqoftë mbetet në vendin e dytë të renditjes.
Në të 3-tin gjendet Cleveland Cavaliers, që pas 5 fitoreve të njëpasnjëshme, ka pësuar një humbje nga Toronto Raptors.
Më tej, në vendin e 4 renditet Brooklyn Nets, që po kalon një moment të shkëlqyer, duke fituar secilën nga 8 takimet e fundit. Më e freskëta është ajo ndaj Bucks, 118-100.
Po ashtu, vlen të përmendet edhe forma fantastike e Philadelphia 76-era, që ështu sikurse Nets, numëron 8 fitore të njëpasnjëshme dhe klasifikohet në vendin e 5-të.
Sakaq, Chicago Bulls I ka hedhur pas krahave 4 humbjet radhazi dhe tashmë është kthyer në rrugën e fitoreve, duke marrë 3 njëra pas tjetrës. Megjithatë, skuadra e Billy Donovan, mbetet poshtë në renditje, në vendin e 11-të, jashtë zonës play-off.