NBA/ Konferenca e Lindjes

Sport

Chicago Bulls arrin një fitore spektakolare ndaj Memphis Grizzlies. Në shtëpinë e tyre, të 10-tët e Konferencës së Lindjes, e nisën takimin shumë keq, teksa në dy periodat e para, ndodheshin në një disavantazh prej 15 pikësh.

Mirëpo, në pjesën tjetër të takimit, Bulls pati të tjera ide. Të udhëhequr nga Zach LaVine dhe DeMar De Rozan, të besuarit e Billy Donovan arritën të kthenin gjithçka në favor të tyre dhe në fund, dolën triumfues, 128-107-të. Vendimtare rezultoi perioda e 3-të e sfidës, ku të zotët e shtëpisë, fituan 40-16, çka solli në përmbysjen e rezultatit.

Një sfidë mjaft interesante në Lindje ishte edhe ajo mes Milëaukee Bucks dhe Philadelphia 76-ers, duel që u fitua nga Bucks, 117-104. Edhe një herë tjetër, Giannis Antetokounmpo bëri diferencën, me një double-double, 33 pikë dhe 14 asiste, duke rezultuar gjithashtu më I miri, jo vetëm për skuadrën e tij, por gjithashtu edhe I të gjithë parketit.

Kjo ishte fitorja e 3-të e Bucks në 5 ndeshjet e fundit, me të besuarit e Mike Budenholzer që vijojnë të jenë komandues të Konferencës së Lindjes. Së bashku me Boston Celtics, Philadelphia 76-ers, Cleveland Cavaliers dhe Neë York Knicks, këto janë 5 skuadrat e para që kanë siguruar kualifikimin në fazën Play-Off.

Vlen të theksohet ecuria pozitive e Brooklyn Nets të vendit të 6-të, që në 5 ndeshjet e fundit, regjistron 4 fitore, 3 prej të cilave janë radhazi. Ndërkohë, pas 3 humbjesh të njëpasnjëshme, ka reaguar edhe Miami Heat I vendit të 7-të, duke korrur një sukses ndaj Dallas Mavericks. 4 fitore në 5 ndeshje I ka edhe Toronto Raptors, e vendit të 8-të, ndërsa Atlanta Haëks e vendit të 9-të vijon një ecuri të luhatshme, me 3 fitore në 5 sfidat e fundit.