E udhëhequr nga Zach LaVine, Chicago Bulls ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Los Angeles Lakers, 118-108 në shtëpi. Më I miri I parketit rezultoi pikërisht LaVine, I cili shënoi 32 pikë, 2 rebound dhe 4 asiste.
Kjo ishte fitorja e 5-të e Bulls në 6 ndeshjet e fundit, duke mbetur kësisoj në vendin e 10-të të Konferencës së Lindjes. Kur deri në fund të sezonit të rregullt kanë mbetur edhe vetëm pak ndeshje për t’u kompletuar, ekipi I drejtuar nga Billy Donovan ka të gjitha mundësitë për të siguruar një vend në zonën play-in.
Ndëkohë, një fitore e 3-të radhazi për Boston Celtics, që ka mposhtur skuadrën e San Antonio Spurs, 137-93. Këtë herë, diferenca në parket edhe nga Jaylen Broën, I cili koleksionoi një double-double, 41 pikë, 13 rebonud, e po ashtu edhe 3 asiste. Në kushte si këto, Celtics, së bashku me Milëaukee Bucks dhe Philadelphia 76-ers janë 3 skuadrat e para që kanë siguruar biletën në play-off.
Fitore me diferencë ka arritur edhe Brooklyn Nets, që në shtëpi, mposhti ekipin e Miami Heat me rezultatin e thellë 129-100. Mikal Bridges spikati me 27 pikë për Nets, që gjithësesi duhet thënë se kjo ishte fitorja e tyre e vetme në 5 ndeshjet e fundit. Për momentin, ekipi I drejtuar nga Jacque Vaughn ndodhet në vendin e 6-të të tabelës së renditjes.
Një moment aspak të qëndrueshëm po kalon edhe Atlanta Haëks e vendit të 9-të, që në 5 ndeshjet e fundit, rezultatet anojnë nga ngjyra negative, 3 humbje dhe 2 fitore. Suksesi I tyre I fundit erdhi ndaj Indiana Pacers, 143-130.