Boston Celtics vijon të komandojë Konferencën e Lindjes në NBA. Në takimin e fundit, skuadra nga Massachusetts mposhti në transfertë një rival si Philadelphia 76-ers në transfertë, me rezultatin 110-107. Ndonëse dy nga 3 basketbollistët më produktivë të parketit, rezultuan nga ana e Philadelphias, kjo nuk mjaftoi. Joel Embiid preku një double-double, me 41 pikë dhe 12 rebound, ndërsa James Harden arriti deri në kuotën e 21 pikëve.
Nga ana e Bostonit fitues, Jaylen Broën realizoi 26 pikë, duke e tërhequr skuadrën e tij drejt fitores së 3-të radhazi dhe të 4-tën në 5 ndeshjet e fundit. Ndërsa nga ana tjetër, kjo ishte humbja e parë e Philadelphias pas 5 fitoresh, që gjithësesi mbetet e 3-ta në klasifikim.
Në vendin e dytë renditet Milwaukee Bucks, që është ekipi në në formë I momentit në të dyja konferencat. Suksesi I fundit, 104-101 ndaj Phoneix Suns, ishte I 14-ti radhazi për Bucks, të cilët ia kanë dalë ta vazhdojnë serinë e rezultateve pozitive, edhe pa ndihmën e Giannis Antetokoumpo, me lojtarin e tyre kryesor që vuan nga një lëndim në gju.
Ndërkohë, pas 3 humbjeve të njëpasnjëshme, Cleveland Cavaliers I vendit të 4 është rikthyer tek fitorja. Ndërsa, Brooklyn I vendit të 5-të, është mbërthyer nga një periudhë rezultatesh negative, duke regjistruar vetëm një fitore në 5 përballjet e fundit. Nuk po bën më mirë as Miami Heat I vendit të 7-të që po përballet me humbjen në secilën prej 4 sfidave të fundit.
Më tej, vlen të theksohet fakti se Neë York Knicks I vendit të 6-të, e ka përmirësuar ndjeshëm ecurinë, me 5 fitore të njëpasnjëshme.
Ndërsa Chicago Bulls, mbetet jashtë zonës play-off, në vendin e 11-të. Pas 6 humbjeve njëra pas tjetrës, ekipi I Billy Donovan ka fituar dy ndeshje, me suksesin e fundit të arritur ndaj Ëashington Ëizards.