NBA/ Konferenca e Lindjes

Sport

Ndonëse nuk po kalon një formë të qëndrueshme, Boston Celtics vijon të komandojë Konferencën e Lindjes. Pas 3 humbjeve të njëpasnjëshme, kanë ardhur 2 fitore. Por, momenti I mirë nuk vazhdoi dot më tej. Në ndeshjen e fundit, Celtics u mposhtën në shtëpi nga Phoenix Suns, me rezultatin 106-104.

Pavarësisht se të përhershmit, Jaylen Broën dhe Jayson Tatum ishin 2 nga 3 basketbollistët me më tepër pikë në tabelë, sërish rezultoi e pamjaftueshme që ekipi nga Massachusetts të merrte fitoren e 3-të radhazi.

Sidoqoftë, të besuarit e Joe Mazzulla vijojnë jenë kryesues në Lindje, me një diferencë minimale nga Milëaukee Bucks që ndodhet në vend të dytë. Bucks është skuadra me ecurinë më të mirë të momentit, jo vetëm në Lindje, por edhe në Perëndim. Suksesi I tyre më I freskët erdhi ndaj Miami Heat, 123-115.

Në një përballje të tillë, Giannis Antetokuonmpo arriti të bënte diferencën, duke realizuar një triple-double, 35 pikë, 15 rebound dhe 11 asist.

Në vend të 3-të klasifikohet Philadelphia 76-ers, që në sfidën e fundit u mposht 108-97 nga Neë York Knicks jashtë shtëpie.

Sakaq, një sukses me peshë arriti edhe Brooklyn Nets I vendit të 4, që fitoren ndaj Ëashington Ëizards e siguroi vetëm në periodën e 4.

Më tej, pas humbjes ndaj Los Angeles Clippers, Chicago Bulls e vendit të 9-të ka reaguar dhe ka marrë dy fitore të njëpasnjëshme, ndaj Charlotte Hornets dhe Portland Trail Blazers.