Boston Celtics është rikthyer tek fitorja në një mënyrë spektakolare. Kryesuesit e Konferencës së Lindes, triumfuan ndaj një kundërshtari nga Perëndimi, sikurse është Los Langeles Lakers.
Sfida e luajtur në TD Garden përfundoi me rezultatin 125-121 për të zotët e shtëpisë. Pasi koha e rregullt u mbyll 105-105, për të përcaktuar fituesin, është dashur koha shtesë, aty ku ekipi nga Massachusetts triumfoi 20-16.
Për basketbollistin më produktiv të parketit nuk ka shumë dyshime. LeBron James realizoi 41 pikë, 9 rebound dhe 8 asist.
Megjithatë, dyshja e zakonshme e Bostonit, arriti gjithashtu të bënte diferencën. Jaylen Brown dhe Jayson Tatum shënuan konkretisht nga 37 dhe 30 pikë secili, duke e mbajtur ekipin e Joe Mazzulla në krye të Konferencës së Lindjes dhe duke e rikthyer sërish tek fitorja pas 3 humbjeve radhazi.
Më tej, pas Philadelphias me 7 fitore, skuadra e dytë me ecurinë më të mirë në Lindje është Washington Wizards, që numëron 5 fitore radhazi, me të fundit të arritur ndaj New Osleans Pelicans, 113-103 në transfertë. Si pasojë, Wizards është ngjitur në vendin e 10-të të tabelës, në zonën play-off.
Një ecuri të mirë po përjeton edhe Milwaukee Bucks I vendit të 3-të, që e ka hedhur pas krahëve periudhën e luhatshme dhe ka mundur të bëjë një kthesë, me 4 fitore njëra pas tjetrës.
Në vendin e 4, renditet Brooklyn Nets, që pas dy humbjeve, është kthyer sërish tek fitorja dhe një gjë të tillë e ka bërë ndaj New York Knicks, 122-115.
Një situata të ngjashme po kalon edhe Chicago Bulls e vendit të 9-të, që pas dy disfatave, e ka gjetur fitoren Orlando Magic 128-109-të.