NBA, Kawhi Leonard pranë largimit nga San Antonio Spurs

Sport

kawhi
Kawhi Leonard mund të largohet nga San Antonio Spurs. 26-vjeçari i cili është në fund të kontratës së tij me skuadren teksane, ka si qëllim kryesor aktivizimin tek një skuadër që mund t’i sigurojë atij luftën për titullin kampion në NBA. Mediat amerikane spekulojnë se ylli i Spurs është në bisedime me tre skuadra të njohura në NBA. Bëhet fjalë për Los Angeles Lakers, New York Knicks dhe Philadelphia 76ers. Leonard aktivizohet me San Antonio Spurs që prej vitit 2011 dhe sezoni i fundit ka qenë më i vështiri për të. Kjo për shkak se ai vuajti dëmtime të rënda që e mbajtën gjatë larg parketit.

kawhi12

Këtë vit, 26-vjeçari numëron vetëm 9 ndeshje të luajtura dhe ka një mesatare prej 16.2 pikësh, 2.3 asist dhe 4.7 zotërimesh të topit për ndeshje. Lakers pas disa vitesh zhgënjyese kërkojnë të kthehen në majën e basketbollit amerikan dhe një afrim si Leonard do të rriste së tepërmi cilësinë e skuadrës. Tek Philadelphia, e cila aktualisht vazhdon rrugëtimin në çerekfinalet e këtij sezoni, Leonard do të gjente një grup të mirë me Ben Simmons dhe Joel Embiid. Nga ana tjetër, San Antonio Spurs arritën të kualifikohen në fazën “play-off”, por u eleminuan që në raundin e parë nga kampionët në fuqi të Golden State Warriors.