NBA: Karl-Anthohy Towns shkëlqen dhe vendos rekord kundër Atlanta Hawks

Sport

minseota

Pas 2 humbjeve radhazi, janë rikthyer të fitojnë Minnesota Timberwolves, qe mposhtën me rezultatin 126-114 skuadrën e Atlanta Hawks. Njeriu i mbrëmjes ishte padyshim Karl-Anthony Towns, që realizoi plot 56 pikë në këtë ndeshje, ndërsa arriti të fitonte edhe 15 duele për topin nën tabelë. Kështu për herë 63-të në këtë sezon, Towns shënon “double-double”, pra arrin numra dyshifrorë në dy prej tre statistikave kryesore të ndeshjes. Ky është një rekord personal për 22-vjeçarin, që tashmë gjendet në krye të listës së NBA, sa i përket kësaj statistike për këtë sezon.

karl
Me këtë fitore, Minnesota ruan vendin e 7 në Konferencen e Perëndimit, që siguron një biletë për në fazën “play-off”, por gjithçka mbetet e hapur deri ne fund, me Los Angeles Clippers dhe Denver Nuggets, që mund të përfitojnë nga ndonjë gabim i kundërshtarëve të tyre.