NBA, Joel Embiid kthehet në çështje tek Philadelphia

Sport

Joel Embiid është shumë larg pritshmërive në këtë sezon të NBA. Një nga ata që konsiderohet si yjet aktualë të ligës nuk po ia del do të shfaqet në të njëjtin ritëm si në sezonet e kaluara dhe më shumë ka qenë në listën e të dëmtuarve se sa ka zbritur në parket. Shumë prej tifozëve të Sixers tashmë e kanë humbur besimin tek gjigandi i skuadrës së tyre, ndërkohë që gjërat janë përkeqësuar pas asaj që ndodhi në takimin kundër San Antonio Spurs, ku Embiid nuk kontrolloi dot nervat e tij dhe përfundoi i përjashtuar nga ndeshja. 30-vjeçari tentoi një depërtim drejt zonës kundërshtare, kur pati një përplasje me yllin dhe gjigandin e Spurs, Victor Wembenyama. Arbitrat akorduan një faull në sulm të Embiid, që tensionoi situatën për kamerunasin me pasaportë amerikane. Shumë e kanë kritikuar Embiid për sjelljen në parket, duke e krahasuar me një lojtar të ri, pa eksperiencë dhe të papjekur. Në moshën e tij dhe me peshën që zë në ekip, Embiid supozohet të bëjë liderin e skuadrës dhe me mbështetjen që ka këtë sezon nga emra si Tyrese Maxey dhe Paul George, gjërat supozohet të ishin ndryshe për Sixers. Por prej kohësh, Embiid flitet se kërkon të largohet nga skuadra e Philadelphia-s, duke synuar transferimin tek një skuadër tjetër, ku pretendon të gjejë një grup më të kompletuar për të luftuar për titullin kampion. Dëmtimet e shpeshta të Embiid kanë qenë një faktor që kanë rritur këto zëra, pasi shumë njerëz mendojnë se e gjithë kjo situatë, është krijuar për shkak të mungesës së dëshirës së Embiid për t’u përkushtuar. Përjashtimi në ndeshjen kundër San Antonio Spurs ka rritur më tepër tensionet mes tifozëve, klubit dhe Embiid, çfarë rrit shanset për një largim të mundshëm të tij. Edhe pse shumë skuadra do të donin të lëviznin për të afruar një lojtar me peshën e 30-vjeçarit, arritja e një marrëveshjeje me Philadelphia-n duket e vështirë, pasi Sixers vazhdojnë të kenë pretendimet të larta për kartonin e kamerunasit. Joel Embiid është pjesë e Sixers që nga viti 2014, kur u përzgjodh në ‘Draft’ nga skuadra e ‘Konferencës së Lindjes’, si zgjedhja e tretë e raundit të parë.