Cleveland Cavaliers janë skuadra e parë finaliste e këtij sezoni të NBA. Të besuarit e trajnerit Tyronn Lue arrijnë në finalen e madhe për të 4-tin vit radhazi, duke u kualifikuar si më të mirët e “Konferencës së Lindjes”. LeBron James ishte si gjithnjë lideri i Cleveland në këtë arritje, teksa mundën në ndeshjen e fundit të serisë skuadrën e Boston Celtics me rezultatin 87-79.
James ishte pranë realizimit të një “triple-double”, pasi e mbylli takimin me 35 pikë, 9 asiste dhe 15 zotërime të topit nën tabelë. Tek Boston më i miri ishte Jayson Tatum me 24 pikë, ndërsa paraqitje të mirë bëri edhe Marcus Morris me 14 pikë dhe 12 zotërime të topit nën tabelë. Kështu Cavaliers do të presin tashmë të njohin kundërshtarin e tyre nga “Konferenca e Perëndimit”, që do të jetë një mes Houston Rockets dhe kampionët në fuqi të Golden State Warriors, më këta të fundit favoritë, që do të sillte të njëjtën finale të madhe për të 4-tin vit radhazi.