NBA/ Ja si qëndron situata në Lindje dhe në Perëndim

Sport

Nuk resht spektakli në gjysmëfinalet e play-off të konferencave përkatëse në NBA. Në lindje, Philadelphia 76-ers po fiton me rezultatin e përgjithshëm 3-2 ndaj ndaj Boston. Pas një ekuilibri dy me dy në katër ndeshjet e para, në të fundit, Philadelphia i ka dhënë një shuplakë kundërshtarit, duke e mposhtur 115-103 në transfertë.

Në TD Garden, miqtë kryesuan në secilën prej 3 periodave të para të ndeshjes, duke e ulur rendimentin në të fundit. Megjithatë, përpjekja e Bostonit nuk ishte e mjaftueshme për t’i devijuar fitoren ekipi mik, që u mbështet tek Joel Embiid, i cili shënoi 33 pikë dhe udhëhoqi drejt fitores skuadrën e tij.

Nga ana tjetër, Jason Tatum i Bostonit rezultoi më i miri i parketit, me një double-double, 36 pikë e 10 rebound, megjithatë, këtë herë këto shifra do të mbeten thjesht në kujtesën e një statistike.

Ndeshja e ardhshme e kësaj serie, do të luhet në shtëpinë e 76-ers, në Ëells Fargo Center, në atë që konsiderohet një match point, sepse një fitore e Philadelphias, do të ishte e mjaftueshme që skuadra nga Pennsylvania të siguronte biletën në finalen e Konferencës së Lindjes, aty ku kundërshtari tjetër, do të dalë nga çifti Miami Heat-Neë York Knicks. Për momentin, seria udhëhiqet 3-1 nga skuadra e Heat.

Në Perëndim, Denver Nuggets është rikthyer të kryesojë 3-2 ndaj Phoneix Suns. Në përplasjen e fundit, Nuggets triumfuan me rezultat të thellë, 118-102, aty ku kryesuan bindshëm në periodën e parë dhe të tretë, falë një performance të shkëlqyer nga Nikola jokiç, i cili ia doli të ishte më i miri i parketit, me një triple-double, 29 pikë, 13 rebound dhe 12 asist.

Në çiftin tjetër të gjysmëfinales së Perëndimit, Los Angeles Lakers po kryeson 3-1 ndaj Golden State Ëarriors, duke fituar dy ndeshjet e fundit radhazi ndaj kampionëve në fuqi. Performanca brilnte e Steph Curry, me 31 pikë, 10 rebound dhe 14 asist, nuk ishte e mjaftueshme për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij. Në krahun tjetër, diferencën për Lakers e bënë Lebron James dhe Anthony Davies, me nga 27 dhe 23 pikë secili.