NBA, JA CFARE NDODHI NE SUPERSFIDAT E KRISHTLINDJEVE. SPIKASIN TATUM E DONCIC

Sport

Mbrëmja e Krishtlindjeve dhuroi Klasiken e basketbollit amerikan mes Los Angeles Lakers dhe Boston, që Celtics e fituan me 11 pikë diferencë 115:126. Ishte një sfidë shumë interesante me dy skuadrat që shpesh kishin epërsi ndaj njëra-tjetrës, por në fund triumfun miqtë nga Bostoni. Letonezi  Porzingis rezultoi super me 28 pikë, 11 ribaunde e dy asiste. Për t’u vecuar gjithashtu ishte edhe Jayson Tatum me 25 pikë, tetë ribaunde e 7 asiste si dhe Jaylen Broën që shtoi 19 pikë të tjera. Kurse për Lakers më i dalluari ishte Anthony Davis me 40 pikë e 13 ribaunde, por kaq nuk i mjaftoi.

Denver Nuggets mposhti Golden State ëarriors pas një lojë intensive, me Nuggets që dolën fitues 120-114. Jokic me shokë mundën të tregonin forcën, të udhëhequr nga ylli serb, me një double-doubke preh 26 pikësg e 14 ribaundesh, – si dhe Jamal Murray, i cili shënoi 28 pikë, 5 kërcime dhe 3 asiste. Për ëarriors u spikati Andreë ëiggins me 22 pikë, kurse Curry shenoi vetem 18. Fitorja vendosi Nuggets në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit, kurse ëarriors mbetën të dhjetët.

Dy ndeshjet e tjera të natës së Krishtlindjeve, sollën fitore për ekipet e Miamit dhe Dallas. Heat mundi ekipin e Philadelphias me rezultat 119-113. Jaime Jaquez Jr. me 31 pikë, 10 ribaunde më i miri në këtë takim, ndërsa te miqtë u dallua Tobias Harris, që realizoi 27 pikë, 7 ribaunde e 6 asiste. Pas  kësaj  fitoreje të rëndësishme Miami pozicionohet i pesti në Lindje me 18 fitore e 12 humbje. Kurse Dallas fitoi në parketin e Phoenix me rezultatin 114-128. Te skuadra fituese edhe kësaj radhe në qendër të vëmendjes ishte slloveni Luka Donçiç i cili realizoi 50 pikë, 6 ribaunde e 15 asiste, ndërsa te vendasit  me lojë tëefikase u dallua Grayson Allen duke shënuar 32 pikë.

Në ndeshjen e parë të Krishtlindjeve, Neë York Knicks ndërpreu një seri prej nëntë humbjesh kundër Milëaukee Bucks me një fitore 129-122. Jalen Brunson ishte një lojtar i spikatur për Knicks, duke shënuar 38 pikë. Kjo fitore shënoi herën e parë që Knicks kishin mposhtur Bucks që nga 5 nëntori 2021, dhe ishte gjithashtu hera e parë që nga viti 1963 që katër lojtarë të Knicks shënuan 20 ose më shumë pikë në ditën e Krishtlindjes. Për Bucks, Giannis Antetokounmpo fiksoi një double-double me 32 pikë dhe 13 ribaunde, Damian Lillard gjithashtu shënoi 32 pikë dhe Khris Middleton përfundoi me 24 pikë.