Për herë të parë në historinë e NBA, nën drejtim e një skuadre të elitës së basketbollit amerikan do të jetë një trajner europian. Igor Kokoskov që nga 1 korriku do të jetë trajneri i Phoenix Suns. 46-vjeçari është aktualisht pjesë e stafit të Utah Jazz, dhe nuk është një emër i ri për Phoenix. Tek Suns, trajneri serb do të bëjë një rikthim pas ka qenë më parë pjesë e kësaj skuadre si ndihmës-trajner.
Karriera e Kokoskov përtej Atlantikut filloi në vitin 1999, ku u bë trajneri i parë europian që drejtonte një skuadër në NCAA, divizioni i parë i basketbollit amerikan, ndërsa më parë ka qenë asistent tek skuadra si Detroit, Cleveland apo Orlando.
46-vjeçari gjithasthu ishte edhe zëvendës trajneri i Serbise dhe Malit të Zi në “Olimpiadën” e viti 2004, dhe në Europë ka drejtuar kombëtaret e Gjeorgjise dhe Sllovenisë.