NBA, Houston mposht në Texas kampionët e Golden State dhe udhëheq serinë

Sport

hrhrhrhrhrhrhrrh
Houston Rockets duken të vendosur për t’i shkuar deri në fund finaleve të NBA këtë sezon. Në shtëpinë e tyre në “Toyota Center”, teksanët morën një fitore mjaft të rëndësishme ndaj kampionëve në fuqi të Golden State me rezultatin e ngushtë 98-94. Ndeshja e 5 e serisë se finale së “Konferencës së Perëndimit” ishte mjaft e luftuar, aq sa deri pas periodës së tretë, Golden State kishte avantazhin me vetëm 1 pikë. Perioda e fundit e lojës ishte ajo që bëri diferencën. Taktika e zgjedhur nga Rockets për të fituar takimin rezultoi mëse efikase.

hrock
Nuk ishte si zakonisht James Harden ai që shkëlqeu në statistika. Lideri i Houston në fakt qëndronte më larg se zakonisht me zonën kundërshtare dhe tërhiqte pas vetes njëriun që e markonte te Golden State, një nga mbrojtësit më të mirë të NBA, Draymond Green. Kjo i la hapësirë Chris Paul dhe Eric Gordon të shpërthenin dhe t’u jepnin avantazhin e serisë skuadrës së tyre. Gordon ishte shënuesi më i mirë tek Rockets me 24 pikë. Ndërsa Paul u ndal në 20 pikë, 6 asiste dhe 7 zotërime të topit nën tabelë. Statistika të njëjta kishte edhe ylli i Warriors Stephen Curry, me ndryshimin se shënoi 22 pikë në total. Kevin Durant ndërkohë ishte shënuesi më i mirë i takimit, me 24 pikë, kurse Harden u mjaftua me 19 të tilla.  Sfida e radhës do të luhet në “Oracle Arena” në Oakland, aty ku kampionët në fuqi do të kërkojnë të barazojnë sërish finalen ndaj teksanëve.