NBA, Houston mposht Golden State dhe barazon serinë e finaleve

Sport

hg
Houston Rockets kanë arritur të fitojnë në ndeshjen e katërt ndaj Golden State Warriors, në një nga sfidat më të bukura të finaleve të NBA. Teksanët mposhtën kampionët në fuqi me rezultatin e ngushtë 92-95, ku më i miri ishte padyshim James Harden, që realizoi 30 pikë, 4 asiste dhe 4 zotërime të topit nën tabelë.  Edhe Chris Paul vazhdon formën e tij të mirë dhe e mbylli këtë takim me 27 pikë dhe 4 asiste. Tek Golden State, Stephen Curry ishte shënuesi më i mirë me 28 pikë, ndërsa Kevin Durant u ndal në 27 pikë dhe 12 zotërime të topit nën tabelë.

hghghg

Ylli kryesor i Warriors, 30-vjeçari Curry pati shansin në sekondën e fundit ta çonte ndeshjen drejt shtesave, por goditja e tij për 3 pikë nuk ishte e saktë. Në këtë mënyrë, pas kësaj fitoreje të rëndësishme në fushën e kampionëve, Houston Rockets kanë barazuar serinë e finales së “Konferencës së Perëndimit” në 2-2, duke u provuar tifozëve të basketbollit amerikan se finalet e këtij sezoni janë ndër më të luftuarat në NBA.