NBA, Houston fiton sfidën e dytë kundër Golden State

Sport

rockets
Houston Rockets kanë marrë një fitore mjaft të rëndësishme në ndeshjen e dytë të finales së “Konferencës së Perëndimit” ndaj Golden State Warrios. Teksanët arritën të lënë pas humbjen e ndeshjes së parë dhe dhanë një leksion të vërtetë për kampionët në fuqi të NBA, teksa i mundën me rezultatin 127-105.  Lideri i Houston, James Harden realizoi 27 pikë dhe fitoi 10 duele për topin nën tabelë. 27 pikë shënoi edhe Eric Gordon që e nisi sfidën si zëvendësues. Tek Houston të gjithë ishin në një ditë të mirë.

rockett

Veç Harden dhe Gordon, vendimtarë ishin edhe P.J. Tucker që e mbylli takimin me 22 pike dhe 7 zotërime të topit nën tabelë, apo edhe Trevor Ariza e Chris Paul që shënuan respektivisht 19 dhe 16 pikë. Shënuesi më i mirë i ndeshjes gjithësesi ishte nga Golden State, me Kevin Durant që realizoi 38 pikë, por kësaj here, pa mundur të jetë protagonist për skuadrën e tij. Kështu Houston barazon serinë ndaj Golden State në 1-1 dhe përgatitet për dy ndeshjet e radhës ndaj kampionëve të Warriors, të cilat do të zhvillohen në shtëpinë e këtyre të fundit.