Houston Rockets kanë mposhtur sërish Minnesota Timberwolves, kësaj radhe me rezultatin 100-119. Teksanët u provuan kundërshtarëve se ajo humbje e ndeshjes së tretë ndaj tyre ishte e rastësishme, teksa shënuan një rekord për këtë sezon, pasi realizuan plot 50 pikë brenda periodës së tretë. James Harden ishte shënuesi më i mirë me 36 pikë ndërsa te Timberëolves, më i miri ishte Karl-Anthony Towns, që e mbylli takimin me 22 pikë, 2 asiste dhe 15 zotërime te topit nën tabelë.
Fitore ka arritur edhe Utah Jazz, që mposhti Oklahoma City Thunder me rezultatin 113-96. Donovan Mitchell ishte ylli i mbrëmjes me 33 pikë të shënuara, 4 asiste dhe 7 zotërime të topit nën tabelë. Tek Oklahoma, Paul George dhe Russell Westbrook realizuan së bashku 55 pikë, por që ishin të pamjaftueshme për t’i dhënë fitoren skuadrës së tyre. Kështu në të dyja këto përballje, rezultati i serisë së ndeshjeve shënon 3-1, me Houston dhe Utah Jazz, që tashmë janë vetëm 1 fitore larg kualifikimit për në çerekfinale.