NBA, Harden nuk mjafton, Houston mposhtet nga Golden State

Sport

hardern123ahs
Kampionët në fuqi të Golden State Warriors kanë arritur të fitojnë ndeshjen e parë të finales së “Konferencës së Perëndimit” ndaj Houston Rockets. 106-119 ishte rezultati përfundimtar në Texas, ku vendasit e Houston nuk mundën të surprizonin skuadrën e Golden State. James Harden ishte padyshim më i miri në parket me 41 pikë të shënuara, 7 asiste dhe 4 zotërime të topit nën tabelë, ndërsa paraqitje të mirë për Rockets bëri edhe Chris Paul, që veç realizimit të 23 pikëve, fitoi edhe 11 duele për topin nën tabelë.

james harden12131312

Tek Warriors ndërkohë më i miri ishte Kevin Durant me 37 pikë, kurse Steph Curry u ndal në 18 pikë, 8 asiste dhe 6 zotërime të topit nën tabelë. Ylli i Houston, James Harden u përpoq të udhëhiqte skuadrën e tij drejt një suksesi që do të ishte mjaft i rëndësishëm në ndeshjen e parë të serisë, por u përball më murin e fortë të Draymond Green dhe Klay Thompson.  Gjithësesi për momentin çdo gjë mbetet e hapur, me Rockets që do të ketë mundësinë të luajnë sërish në shtëpinë e tyre, në përpjekje për të ndalur dominimin e Golden State në perëndim.