NBA; Harden, Davis dhe James në garë për ‘MVP’-n e sezonit të rregullt

Sport

cmime nba
Me afrimin e datës 25 qershor, ditë kur do të mbahet edhe ceremonia për çmimet e sezonit të rregullt, NBA ka zbuluar kandidatët finalistë për secilën kategori, ku padyshim, vëmendja kryesore është mbi vlerësimin si “MVP” i sezonit, pra lojtari me paraqitjet më të mira gjatë 82 sfidave përkatëse në secilën “Konferencë”.  Anthony Davis i New Orleans Pelicans, James Harden i Houston Rockets dhe LeBron James i Cleveland Cavaliers do të diskutojnë mes tyre çmimin prestigjoz. Harden i Rockets mendohet të jetë favorit në këtë garë, mirëpo edhe statistikat e James dhe Davis, janë mbresëlënëse. Lideri i Houston kryeson statistkat me mesatare prej 30.4 pikësh, 8.8 asistesh dhe .4 zotërimesh të topit nën tabelë.

mvp

Davis i Pelicans numëron 28.1 pikë për ndeshje, 2.3 asiste dhe 11.1 zotërime të topit nën tabelë. Kurse James e mbylli sezonin e rregullt me 27.5 pikë, 9.1 asiste dhe 8.6 zotërime të topit nën tabelë për ndeshje. Sa i përket çmimeve të tjera, Donovan Mitchell i Utah Jazz, Ben Simmons i Philadelphia 76ers dhe Jayson Tatum i Boston Celtics, pritet të kenë një garë akoma më të fortë mes tyre për vlerësimin si “Debutuesi i Vitit”. Të tre të rinjtë kanë qenë absolutisht të shkëlqyer dhe vendimtarë në sezonet e skuadrave të tyre. Ndërsa për çmimin e “Trajnerit të Vitit”, në garë janë Dwane Casey i Toronto Raptors, Quin Snyder i Utah Jazz dhe Brad Stevens i Boston Celtics.