Edhe pse kësaj here përballeshin në “Quickens Loans Arena”, Cleveland Cavaliers nuk ia kanë dalë mbanë të mposhtin Golden State Warriors. Kampionët në fuqi nga “Konferenca e Perëndimit” fituan edhe ndeshjen e tretë të serisë së finales, me rezultatin 102-110. Lideri i Cavaliers, LeBron James zhvilloi një nga ndeshjet më të mira të sezonit, duke e mbyllur me realizimin e një “triple-double” me 33 pikë, 11 asiste dhe 10 zotërime të topit nën tabelë. Tek Golden State, Kevin Durant iu kundërpërgjigj James me plot 43 pikë të shënuara, 7 asiste dhe 13 zotërime të topit nën tabelë, ku ishte i saktë në plot 6 nga 9 goditje për 3 pikë.
Cavaliers ishin në avantazh deri në fund të përiodës së dytë. Por një shpërthim i Durant dhe Curry në të tretën përmbysi çdo gjë, duke iu afruar në këtë mënyrë konfirmimit si kampionë të NBA edhe për këtë sezon. Sa i përket Cavaliers, tashmë James me shokë do t’u duhet te realizojnë një mrekulli për t’u shpallur kampionë, pasi u duhet të fitojnë 4 ndeshjet e mbetur të kësaj finaleje, ndërkohë që Golden State i mjafton vetëm 1.