NBA, Golden State mposht sërish San Antonion, Miami barazon Philadelphian!

Sport

golden state

Golden State Warriors duket se nuk do ta kenë dhe aq të vështirë sa ishte menduar përballë San Antonio Spurs. Kampionët në fuqi të NBA kanë fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj teksanëve, kësaj radhe me rezultatin 116-101, ku pas Stephen Curry në parket, lideri i Warriors ishte Kevin Durant, që realizoi 32 pikë, 6 asiste dhe 6 zotërime të topit nën tabelë. Megjithatë, më i miri i ndeshjes ishte një lojtar i Spurs. LaMarcus Aldrigde shënoi 34 pikë, 3 asiste dhe 12 zotërime të topit nën tabelë, por qe nuk e ndihmuan skuadrën e tij në arritjen e një rezultati pozitiv.

spurs
Në Konferencën e Lindjes ndërkohë Miami Heat ka arritur të barazojë serinë e ndeshjeve me Philadelphia 76ers në 1-1. Të udhëhequr nga veterani Dwyane Wade, i cili realizoi 28 pikë, 3 asiste dhe 7 zotërime të topit nën tabelë, Miami fitoi ndeshjen e dytë me rezultatin 103-113, duke respektuar pritshmëritë se përballja e këtyre dy skuadrave në “play-off” do të jetë mjaft e luftuar.  Për Philadelphian, më i miri ishte i zakonshmi Ben Simmons, që e mbylli takimin me 24 pikë, 8 asiste dhe 9 zotërime të topit nën tabelë.