NBA, Golden State fiton sfidën e parë ndaj Cleveland… vetëm në shtesë

Sport

gold
Golden State Warriors kanë marrë avantazhin e serisë së finales së madhe të NBA, teksa mposhtën vetëm pas kohës shtesë Cleveland Cavaliers me rezultatin 124-114.
Një tjetër përformancë prej MVP-je nga ana e LeBron James që e mbylli takimin me 51 pikë, 8 asiste dhe 8 zotërime të topit nën tabelë. Ylli i Cavaliers u përpoq të bënte maksimumin për skaudrën e tij, por nuk ia doli dot të shmangte këtë humbje. Meritë për këtë ka padyshim treshja e famshme e Golden State, Curry-Durant-Thompson. Steph Curry realizoi 29 pikë, 9 asiste dhe 6 zotërime të topit nën tabelë, kurse Durant shënoi 26 pikë, 6 asiste dhe 9 zotërime të topit nën tabelë.

gold warr

Nga ana tjetër, u ndal në 24 pikë, me 5 goditje të sakta për 3 pikë. Cavaliers në fakt mund ta kishin fituar ndeshjen, por JR Smith në sekondat e fundit beri nje gabim fatal. Me mendimin se skuadra e tij ishte në avantazh, ai vendosi te vononte lojën e jo të godiste, çfarë e çoi ndeshjen në shtesë, ku edhe humbën. Golden State do të ketë mundësinë te thellojë avantazhin pasi edhe sfida e dyte do të luhet në shtëpinë e tyre, por nëse LeBron James do të vazhdojë me perfomanca të tilla, atëherë për kampionët në fuqi të Warriors gjërat do të komplikohen vërtet shumë.