NBA, Giannis thotë se Steph Curry është lojtari më i mirë në botë

Sport

Një nga diskutimet më të nxehta në NBA gjatë sezoneve të fundit është ai i lojtarit më të mirë në botë për momentin. Të shumtë janë ata që shohin Giannis Antetokounmpo si lojtarin më dominues në parket, por në lojë janë edhe emra të tjerë me peshë si LeBron James, Kevin Durant, Steph Curry apo Nikola Jokic. Por vetë lideri i Milëaukee Bucks e ka shumë të thjeshtë të japë një përgjigje për këtë gjë. Giannis mendon se diskutimi për lojtarin më të mirë në botë për momentin është shumë i thjeshtë. Ai e lidh me titullin kampion dhe thotë se lojtari për t’u mundur në aspektin personal, sot, është Steph Curry. Sipas ‘the Greek Freak’, ylli i Golden State Ëarriors ka bërë një sezon të jashtëzakonshëm për të udhëhequr skuadrën nga San Francisco drejt triumfit dhe duhet vlerësuar si më i miri në botë për momentin. Përgjatë 2021/2022-shit, Steph Curry zhvilloi në total 64 ndeshje, me një mesatare prej më shumë se 25 pikësh, 6 asistesh e 5 ribaundesh për ndeshje. Për herë të parë në karrierë, Curry u shpall edhe ‘MVP’ i finaleve të mëdha dhe për Giannis këto janë fakte që mjaftojnë për të përmendur emrin e Steph si më i miri në botë, duke qenë se i shkoi deri në fund objektivit titull.

Antetokounmpo ndërkohë i ka të qarta synimet e tij sa i përket sezonit të ri të NBA. 27-vjeçari kërkon që skuadra të lërë pas mungesat dhe të bëjë një nisje të mirë të sezonit të rregullt. Ai beson se Bucks i ka të gjitha mundësitë për të arritur sërish tek ‘Finalet’ e mëdha, ndonëse e pranoi se konkurenca është bërë gjithnjë e më e fortë. Giannis nuk mendon se Milëaukee është favorit ndaj rivalëve të tjerë, por nëse të gjithë lojtarët do të jenë të shëndetshëm, atëherë ai është i gatshëm të pranojë çdo sfidë përgjatë rrugëtimit të sezonit të ri.