NBA, GIANNIS “PERBINDESH”, MIREPO NUK MJAFTON PER BUCKS

Sport

Vetëm dy ndeshje të luajtura në NBA, por surprizat nuk kanë munguar. Milluoki Bucks u mposht 126-124 nga Indiana, në një ndeshje me shumë emocione dhe rivalitet. Xhianis Antetokounmpo realizoi 54 pikë e 12 ribaunde për Bucks, plus edhe 16 pikë nga 18 goditje të lira, ndonëse nuk shmangën dot humbjen e ish-kampionëve. Kështu barazoi emra si Rick Barry e Ualt Chamberlain për shifra kaq monstruoze në një humbje. Për Indiana-n, tri lojtarë realizuan mbi 20 pikë, ku u dalluan Haliburton me 29 pikë e 10 asist, Maturin me 26 pikë dhe Tarner me 21 pikë. Mbi të gjithë Tyrese Haliburton ishte ai që ndikoi direkt në fitoren e Indiana, që u konfirmua edhe si skuadër tripikëshash, [asi realizoi 20 nga 48 tentativa.Në sekondat e fundit fiton edhe skuadra e Atlanta-s, që mposhti 120-119 Orlando në duelin e zhvilluar në CDMX Arena të Mexikës. Një sfidë kjo vendosur nga basketbollisti Trae Jang, që realizoi 41 pikë për miqtë. Tek Orlando mungoi lojtari-lider, megjithëse të pestë titullarët shkuan në kuotë dyshifrore pikësh.