NBA, Giannis del kundër lojtarëve të ligës në lidhje me emërtimin ‘kampionë të botës’

Sport

Pak kohë më parë, alteti i njohur amerikan Noah Lyles u vendos në qendër të një debati të ndezur ndaj lojtarëve të NBA, në lidhje me emërtimin e këtyre të fundit si ‘kampionë të botës’, sa herë që fitojnë trofeun e ‘Larry O’Brien’. Sprintieri 26-vjeçar shprehej se lojtarët amerikanë të NBA gabojnë kur e cilësojnë veten ashtu, sepse për t’u shpallur kampionë bote në basketboll, të duhet të fitosh kompeticionin që i dedikohet pikërisht kësaj gjëje. Edhe pse Lyles e pranoi se në NBA luhet niveli më i lartë i basketbollit se në çdo vend tjetër të botës, kjo nuk e bën të mirëqenë faktin se ata nuk mund të mposhten në kompeticionin e ‘Kupës së Botës’. Në fakt, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që në organikën e tyre kishin vetëm lojtarë nga NBA, nuk ia dolën të shkonin më larg se sa vendi i katërt. Pasi u eleminuan në gjysmëfinale nga Gjermania, që në fund do të shpallej edhe kampione e botës, amerikanët do të humbisnin edhe takimin për vendin e tretë ndaj Kanadasë. Disa nga yjet më të mëdhenj të NBA dolën hapur kundër deklaratave të Lyles, duke përfshirë këtu emra si Kevin Durant, Aaron Gordon, Devin Booker, Damian Lillard e shumë të tjerë.

Mirëpo një nga ata që kanë dalë në krah të Lyles në këtë diskutim, është edhe lideri i MIlëaukee Bucks, Giannis Antetokounmpo. Gjigandi grek u shpreh në intervistën e tij të fundit se nuk i intereson se di do të pritet kjo deklaratë e tij, por ai i jep të drejt atletit Lyles ne lidhje me këtë debat, pasi për t’u shpallur kampion bote të duhet të triumfosh në një kompeticion tjetër madhor, që i dedikohet pikërisht atij trofeu. Giannsi e pranoi se në asnjë ligë tjetër në botë nuk mund të gjesh një nivel aq të lartë sa në NBA, por kjo nuk do të thotë se ata janë kampionë të planetit, pasi në Europë, ka shumë skuadra që mund të bënin shumë mirë ndaj ekipeve amerikane. Ylli i Bucks vuri theksin se vetëm në NBA, kampionët e quajnë veten si më të mirët e globit, pasi në asnjë sport tjetër, diçka e tillë nuk ndodh dhe ai solli shembullin e futbollit, që sipas tij mbetet më popullori në botë.