NBA, dy skuadra mbeten ende të pamposhtura

Sport

San Antonio dhe Oklahoma City janë ende skuadrat e pathyera të NBA, teksa kanë fituar katër ndeshje në katër nga përballjet e deritanishme. Konkretisht, “Spurs” të udhëhequr nga Victor ëembanyama me 24 pikë dhe 15 ribaunde, gjunjëzuan Raptors me rezultatin 121-103. Gjithashtu, Oklahoma Siti siguroi suksesin ndaj Dallas, edhe pse jo lehtë. Kampionët në fuqi kaluan në avnatazh prej 22 pikësh, megjithatë Maveriks, përmbysën gjithçka vetëm në castet e fundit të përballjes. Gjithka u përcaktuar prej një koshi të realizuar nga Hartenstein, që e mbylli me 16 pikë dhe 12 ribaunde, si dhe dy goditjeve të lira të Shai Alexander, autor i 23 pikëve.

Gjithashtu zbritën në parket edhe Lakers, të cilët ndryshe nga një natë më parë pa Doncic dhe Lebron, u thyen nga Portland 122-108. Edhe pse sërish Austin Reaves bëri një paraqitje super me 41 pikë të shënuara. Ekipi nga Los Anxhelos nuk mundi që të frenonte Portland, që cila u udhëhoq nga Deni Avdija me 25 pikë dhe Jrue Holiday, protagonist i 24 pikëve të realizuara.