Nuk ka rezultuar të kishte shumë surpriza drafti i vitit 2018 në NBA. DeAndre Ayton nga Universiteti i Arizonas, është zgjedhja e parë e këtij viti, dhe nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Phoenix Suns. I cilësuar si një nga talentet më të mëdha të basketbollit amerikan, Ayton ishte padyshim lojtari më i lakmuar nga skuadrat e NBA. Pas tij, ishte Marvin Bagley nga Duke University që u përzgjodh nga Sacramento Kings. Në vendin e tretë ishte radha e një lojtari nga Evropa. Pikërisht slloveni Luka Doncic, i cili aktivizohej me Real Madrid, tashmë mund të ketë bërë hapin e madh të karrierës, teksa nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Dallas Mavericks.
Memphis Grizzlies morën Jaren Jackson Jr ndërsa vetëm i pesti në zgjedhjet e draftit ishte Trae Young, që do të jetë pjesë e Atlanta Haëks. Gjigandi Mohamed Bamba u zgjodh nga Orlando Magic, ndërsa do të jetë lojtar i Chicago Bulls nga viti i ardhshëm Wendell Carter. E vetmja surprizë e këtij drafti ishte Michael Portet Jr. Talenti nga Universiteti i Missouri u përzgjodh vetëm i 14-i, nga Denver Nuggets, por thuhet se drejtuesit e kësaj skuadre kishin arritur një marrëveshje me skuadrat e tjera që të mos e përzgjidhnin përpara tyre. Sytë sezonin e ardhshëm do të jenë pikërisht tek Michael Porter dhe DeAndre Ayton, që mendohet se do të dominojnë në të ardhmen basketbollin amerikan.