NBA, Dirk Nowitzki nuk ndalet, rinovon kontratën me Dallas

Sport

dirk

Dirk Nowitzki nuk ka ndërmend të ndalet. Basketbollisti gjerman ka rinovuar edhe për një sezon kontratën me skuadrën e Dallas Maverics, me të cilën do të luajë edhe në moshën 40-vjeçare. Ky do të jetë sezoni i 21-të radhazi që shtatlarti gjerman do të luajë për Dallasin në NBA, duke vendosur një rekord absolut, pasi asnjë lojtar më parë nuk ka luajtur më shumë se 20 sezone për të njëjtin ekip. Nowitzki e bë pjesë e Dallas në vitin 1998, duke u zgjedhur i 9-ti në draft nga skuadra e Milwaukee, por më pas u transferua tek ekipi teksan, duke mbajtur të veshur fanellën me nr.41.

dirk2

Në vitin 2011 ai fitoi titullin kampion me Dallasin dhe trofeun MVP të finaleve pas triumfit ndaj Miami Heat. Aktualisht renditet në vendin e gjashtë të shënuesve më të mirë të NBA-së, me 31.187 pikë dhe është vetëm 232 pikë larg legjendës së NBA, Wilt Chamberlain. Gjermani ka një mesatare në karrierë prej 21.2 pikësh, 7.7 zotërimesh të topit nën tabelë dhe 2.5 asiste për ndeshje, ndërkohë që këto statistika përmirësohen kur marrim parasysh vetëm ndeshjet e fazës “play-off”. Nowitzki është zgjedhur 13 herë në “All Star Game” dhe në 12 raste ka qenë titullar, duke shënuar emrin e tij si një nga lojtarët më të rëndësishëm të historisë së këtij sporti.