Detroit Pistons kanë arritur të rrëmbejnë një fitore të vështirë, por me shumë vlera ndaj Washington Wizards, në fushën e këtyre të fundit. Ndeshja mes dy rivalëve direkt në Konferencën e Lindje sa i përket një vendi në zonën “play-off” ishte parashikuar se do të luftohej nga të dyja skuadrat, por Pistons, të udhëhequr nga Andre Drummond ia dolën të merrnin rezultatin 103-92. Me mungesën e rëndësishme të Blake Griffin, shpresat e Detrotit vareshin pikërisht tek Drummond, që ia doli të realizonte 24 pikë, 4 asiste dhe plot 23 zotërime të topit nën tabelë.
Tek Washington, Bradley Beal nuk u pa të ishte në formën e tij më të mirë, teksa realizoi vetëm 15 pikë, duke mos patur impaktin e tij të zakonshëm tek skuadra e Wizards.
Kështu, lufta për 3 vendet e mbetura të zonës “play-off” në Konferencën e Lindjes mbetet e hapur, mes Washington Wizards, Miami Heat, Detorit Pistons dhe Milwaukee Bucks, me këta të fundit që fituan ndeshjen e tyre kundër Golden State me rezultatin 116-107.