Detroit Pistons dhe Toronto Raptors kanë zhvilluar një ndër sfidat më të bukura dhe emocionuese të sezonit të rregullt të NBA. Të dyja skuadrat kanë dhënë maksimumin e tyre, duke e çuar madje sfidën në shtesë. DeMar DeRozan ishte edhe një herë i papërmbajtshëm për Raptors, duke realizuar 42 pikë, 6 asiste dhe 4 zotërime të topit nën tabelë.
Njeriu që po udhëheq Toronton në krye të Konferencës së Lindjes eklipsoi edhe paraqitjen e Blake Griffin për Pistons, që e mbylli ndeshjen me 31 pikë të shënuara. Pikërisht Griffin këmbënguli për të ndryshuar fatet e këtij takimi, të cilat u vendosën nga VanFleet, që i asistuar nga DeRozan shënoi 2-pikëshin vendimtar të ndeshjes, për rezultatin final 119-121.
Në sekondën e fundit, Griffin u përpoq të përmbyste rezultatin me një goditje për 3 pikë, por që rezultoi të ishte e pasaktë. Në këtë menyrë, Toronto vazhdon serinë e fitoreve dhe performancave të mira, duke hedhur edhe kandidaturën për finalet e mëdha të këtij viti në NBA.