NBA, Dallas i buzëqesh fati; marrin zgjedhjen e parë në ‘Draft’

Sport

Dallas Mavericks, me vetëm 1.8% shanse në llotarinë e ‘Draft’-it të verës së ardhshme në NBA, do të ketë mundësinë të bëjë zgjedhjen e parë në listën e talenteve të reja që do t’i bashkohen yjeve të basketbollit amerikan nga sezoni tjetër. Pasi bëri realitet atë që njihet tashmë si shkëmbimi më i rëndësishëm i 20 viteve të fundit në NBA e pas një serie kritikash të pafundme ndaj tij, tani fati i buzëqesh Nico Harrison, drejtuesit të Mavericks, që do të ketë mundësinë të bëjë zgjedhjen e parë në ‘Draft’ e nëse nuk do të ketë ndonjë surprizë tjetër të çastit të fundit, të gjithë e parashikojnë kush do të jetë emri i parë që do të thërritet. Cooper Flagg është programuar të jetë zgjedhja e parë ‘Draft’-it të ardhshëm, duke u paraqitur si një premtim i madh për baskebtollin amerikan. 18-vjeçari ka vijuar me paraqitja shumë të mira edhe gjatë sezonit të fundit në radhët e kolegjit ‘Duke’ dhe shumë janë kuriozë të shohin prezencën e tij krah emrave si Kyrie Irving dhe Anthony Davis.
Shumë mendonin se Spurs do të kishin mundësinë të siguronin edhe njëherë zgjedhjen e parë, duke e bërë intriguese skenarin që mund të shihte Cooper Flagg krah një emri si Victor Ëembenyama. Gjithësesi, mbetet për t’u parë nëse Nico Harrison dhe Dallas Mavericks do të shkojnë sipas parashikimeve apo jo.

Sa i përket zgjedhjeve të tjera në ‘Draft’, San Antonio Spurs do të kenë mundësinë për të bërë zgjedhjen e dytë, të ndjekur nga Philadelphia 76ers dhe Charlotte Hornets. Më pas renditja vijon me Utah Jazz, Washington Wizards, New Orleans Pelicans, Brooklyn Nets, Toronto Raptors, Houston Rockets, Portland Trail Blazers, Chicago Bulls, Atlanta Haëks dhe sërish San Antonio Spurs, që mbyllin 14 përzgjedhjet e para.