NBA, Clippers ndalin Utah Jazz, Cleveland dhe Milwaukee vijojnë me fitoret

Sport

Surpriza e këtij sezoni të NBA, Utah Jazz, janë ndalur nga Los Angeles Clippers në Kaliforni, në një ndeshje mjaft të luftuar që përfundoi me rezultatin 121-114. Utah vinte si kryesuese e renditjes në ‘Konferencën e Perëndimit’, teksa ata të Clippers nuk kishin në dispozicion shërbimet e Paul George të dëmtuar. Megjithatë, skuadra e trajnerit Tyron Lue ia doli të dhuronte një performancë të mirë, duke siguruar një avantazh prej 10 pikësh brenda periodës së parë. Utah u përgjigj vetëm në periodën e tretë, kur përmbysi rezultatin, ndërsa në 12 minutat e fundit të lojës, Clippers u mbështetën tek Norman Poëell dhe Reggie Jackson, që shënuan përkatësisht 30 dhe 27 pikë. Kalifornianët siguruan në këtë mënyrë fitoren e 11 të këtij sezoni, duke u ngjitur në vendin e katërt.

Vijojnë të sigurojnë të tjera fitore ata të Cleveland Cavaliers, që kësaj radhe mposhti 114-102 Atlanta Hawks. Donovan Mitchell ishte sërish njeriu i ndeshjes për skuadrën nga Ohio, me 29 pikë e 9 asiste. Paraqitje të mirë bëri edhe Darius Garland me 26 pikë e 9 asiste, kurse Trae Young ishte më i miri për Atlantan, me 25 pikë e 10 asiste, por që nuk i dhanë dot triumfin skuadrës së Hawks.

Pas humbjes me Philadelphia 76ers, kanë reaguar ata të Milëaukee Bucks, që mposhtën 119-111 një kundërshtar mjaft të fortë në këtë fillim të sezonit, Portland Trail Blazers. Edhe pse këta të fundit luanin pa Damien Lillard, ia dolën të vinin në vështirësi Bucks duke marrrë avantazhin në periodën e parë. Por ata të Milëaukee-t, të frymëzuar nga Giannis Antetokounmpo, përmbysën gjithçka. ‘The Greek Freak’ realizoi 37 pikë, 7 ribaunde e 6 asiste, duke qenë padyshim më i mirë në parket.

Janë ndalur pas 9 fitoresh radhazi Boston Celtics, që u mundën në transfertë nga Chicago Bulls, me rezultatin 121-107. DeMar DeRozan bëri sërish liderin tek Chicago, me 28 pikë e 8 ribaunde. Në statistikat personale, Jayson Tatum bëri më mirë, me 28 pikë, 11 ribaunde e 7 asiste, por këtë herë ylli i Celtics shpërdoroi shumë raste.

 

Kampionët në fuqi të Golden State u mposhtën me rezultatin e thellë 128-83 nga Neë Orleans Pelicans, në një sfidë ku të gjithë yjet kryesorë të Warriors, si Steph Curry apo Klay Thompson ishin lënë pushim nga ana e trajnerit Steve Kerr.