NBA, Chicago fiton në Milwaukee, Sixers pranë kualifikimit

Sport

Chicago Bulls kanë barazuar serinë përballë kamponëve në fuqi të Milëaukee Bucks. Skuadra nga Illinois i’a doli të triumfonte në transfertën e “Fidesv Forum” me rezultatin 114-110 e udhëhequr nga  DeMar DeRozan që zhvilloi paraqitjen më të mirë të karrierës në “Play-Off” duke realizuar 41 pikë.

Sfida ishte e luftuar që nga fillimi, megjithatë gjatë periodës se dyte Bulls nisën një shkëputje të lehtë dhe në pushimin mes dy pjesëve, Chicago kishte një avantazh prej 14 pikësh. Në periodën e tretë Milwaukee u ndez dhe falë pikëve të Middleton e Antetokoummpos e ngushtoi diferencën. Në segemntin e fundit Bullsat tentuan disa herë shkëputjen, por Bucks gjetën gjithmonë mënyrën për tu afruar, gjithsesi në fund realizimet e DeRozan e Vucevic bën që fitorja ti shkonte ekipit të Billy Donovan. Përvec DeRozan , një paraqitje të mirë zhvilloi dhe malazezi Vucevic me 24 pikë dhe 13 rebound , teksa perfekte ishte perfromanca në mbrojtje e Alex Carusos. Bucks-ave nuk i mjaftuan 33 pikët e Giannis Antetokounmpos.

Ndërkohë ka një “MATCH-BALL”për Philadelphian që me fitoren 104-101 në Canada kundër Torontos e dërgon në 3-0 rezultatin e përgjithshëm të ndeshjeve. Gjithcka u zgjidh në frymarrjen e fundit. Kur kishin mbetur vetëm 0.3 sekonda lojë në shtesën e parë pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 95-95, kandidati për cmimin e lojtarit më të mirë të sezonit, Joel Embiid lëshoi një gjuajtje për tre që rezultoi e saktë duke i dhënë fitoren Sixers, të cilët e luajtën shtesën pa James Harden. “The beard” u  largua pasi plotësoi numrin e personaleve. 33 pikë për kamerunasin që ishte heroi i Philadelhias në një ndeshje të veshtirë, ku Sixers gjatë gjitë kohës së rregullt nuk morën asnjëherë avantazhin, teksa ka zgënjim tek Raptors, sidomos në lidhje me dy gjuajtjet e lira të humbura nga Achiwua kur kishin mbetur 50 sekonda nga fundi i kohës së rregult , c’ka do ta bënte Toronton të shkonte në +2.

Dorëzohet për herë të dytë rradhazi skuadra e Brooklyn Nets përballë Boston Celtics në Masaschussets. Sfida në “TD Garden” përfundoi 114-107 për Bostonin qa i’a doli të rekuperonte edhe një dizavantazh prej 17 pikësh. Jalen Brown realizoi 22 pikë, teksa 19 pikë i shtoi Jason Tatum. Në krahun tjetër nuk ishte mbrëmja e Durant që megjtihëse shënoi 27 pikë, realizoi vetëm 4 nga 17 tentativat e tij nga loja, jashtë forme u shfaq edhe Irving që e mbylli me vetëm 10 pikë. Celtics udhëheqin serinë me rezultatin 2-0.