NBA, Celtics largojnë Smart tek Grizzlies dhe firmosin me Porzingis

Sport

Boston Celtics, Memphis Grizzlies dhe Washington Wizards janë përfshirë në një nga shkëmbimet më të rëndësishme të kësaj vere, që mund të ndryshojë jo pak gjërat në ambiciet e këtyre skuadrave. Në mënyrë të papritur, Celtics kanë vendosur të heqin dorë nga Marcus Smart, duke e lejuar 29-vjeçarin, që vitin e shkuar u shpall edhe lojtari më i mirë mbrojtës në NBA, të transferohet tek Memphis Grizzlies. Këta të fundit do të sakrifikojnë Tyus Jones, i cili do të kalojë tek Washington Wizards, e po ashtu një zgjedhje të raundit të parë në ‘Draft’ e po ashtu një nga katër zgjedhjet e para në ‘Draft’-in e vitit të ardhshëm. Ndërkohë Celtics, veç largimit të Smart, duhet të bëjnë llogaritë edhe me largimet e Danilo Galinarri-t dhe Mike Muscala, po ashtu të transferuar drejt Ëizards, për të marrë në shkëmbim shtatlartin letonez, Kristaps Porzingis. Më mbërritjen e këtij të fundit, Celtics shpresojnë të kenë zgjidhur problemin e qendrës, që i ka hapur jo pak telashe skuadrës nga Masaçusets. Tek Grizzlies po ashtu bëjnë një lëvizje me shumë peshë sa i përket afrimit të Smart, duke marrë në konsideratë largimin e Dillon Brooks dhe pezullimin e gjatë të Ja Morant. Ndërkohë që ata të Wizards vazhdojnë projektin e tyre të rindërtimit dhe Jones mund të jetë një element i rëndësishëm për të ardhmen, teksa tani kryeqytetasit kanë në dorë edhe një seri zgjedhjesh në ‘Draft’-e.

Marcus Smart largohet nga skuadra e Celtics pas 9 vitesh, pasi ishte zgjedhur i gjashti në ‘Draft’-in e 2014-ës pikërisht nga Bostoni. Ndërsa Porzingins, pas aventurës me New York Knicks, që e përzgjodhën në 2012-ën, luajti për 3 vite tek Dallas Mavericks, para se të shkonte tek Wizards, ku e mbyll pas  vetëm një viti.