NBA, Cavaliers dhe Celtics dhurojnë spektakël; Lakers fitojnë në shtesë ndaj Pelicans

Sport

Cleveland Cavaliers dhe Boston Celtics kanë zhvilluar një ndeshje mjaft emocionuese në Ohio, me vendasit që dolën triumfues pas kohës shtesë, 114-113. Dy nga skuadrat më të forta të ‘Konferencës së Lindjes’ vinin me forca të plota në këtë përballje dhe Cleveland mori një avantazh prej 8 pikësh në periodën e parë. Boston gjithësesi ia doli të reagonte e të përmbyste gjithçka brenda pjesës së parë të sfidës. Rezultati do të mbetej i ngushtë deri në fund të kohës së rregullt, me Jayson Tatum që u bë protagonist. Pasi barazoi rezultatin, Tatum bllokoi edhe gjuajtjen e Donovan Mitchell, duke çuar sfidën në shtesë. Ylli i ri i Cavaliers gjithësesi nuk do të ndalej nga askush në fundinne 5 minutave, kur shënoi një ‘jumper’ shumë të vështirë për 2 pikë, në limitet e zonës, ndërkohë që Jaylen Broën gaboi në tentativën për t’i dhënë fitoren Celtics, ndonëse e mbylli si shënuesi më i mirë me 30 pikë, teksa për Cavaliers dalloi edhe Darius Garland, me 29 pikë e 12 asiste.

Edhe Los Angeles Lakers kanë triumfuar falë kohës shtesë ndaj Neë Orleans Pelicans, 120-117, në një ndeshje që u duk e mbyllur deri në 3 pikëshin e Matt Ryan. Pelicans po shkonin drejt një triumfi, por në mënyrë të pabesueshme, shpërdoruan dy gjuajtje të lira në fundin e takimit, duke i dhënë 1 sekondë kohë Lakers-ave për të tentuar barazimin. Ryan do të finalizonte skemën dhe në kohën shtesë, kalifornianët dolën fituesë. Lonnie Walker ishte shëuesi më i mirë për ta me 28 pikë, ndërkohë që dyshja Anthony Davis e LeBron James, kompletuan ‘double-double’. Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për Lakers, që kërkojnë të lënë pas nisjen e vështirë të sezonit.