NBA/ Buks mbetet në krye të Konferencës së Lindjes

Sport

Me numërimin mbrapsht të rezonit të rregullt që ka nisur, Milëaukee Bucks vijon të kryesojë Konferencën e Lindjes. Skuadra e Mike Budenholzer mbetet në krye, pavarësisht dy humbjeve të pësuara në 5 ndeshjet e fundit.

Disfata më e freskët është ajo ndaj Golden State Ëarriors, e pësuar në shtesë, 125-116. Në mungesë të Giannis Antetokounpo, për shkak të një dëmtimi në dorë, Bucks nuk ia dolën dot të mbanin serinë e 3 fitoreve të njëpasnjëshme.

Ndërkohë, Boston Celtics I vendit të dytë po përpiqet të reagojë. 3 humbjeve radhazi u erdhi fundit, dhe ekipi I Joe Mazzulla ka marrë 2 fitore njëra pas tjetrës, duke përmirësuar disi ecurinë. Suksesi I tyre I radhës erdhi ndaj Atlanta Haëks jashtë shtëpie, 134-125. Ashtu si zakonisht, skuadra nga Massachusetts u mbështet tek Jayson Tatum dhe Jaylen Broën, të cilët realizuan nga 34 dhe nga 24 pikë secili. Ndërsa 35 pikëshi I Trae Young, që ishte më produktivi I parketit, do të kujtohet vetëm për statistikë.

Në lindje, vlen të përmendet forma pozitive e Philadelphia 76-ers, e vendit të 3-të që ka shkuar në kuotën e 5 fitoreve radhazi, me të fundit të marrë ndaj Ëashington Ëizards, 112-93.

Fitore ka regjistruar gjithashtu edhe Cleveland Cavaliers, që mposhti në transfertë Scharlotte Hornets, 114-108. Fitoren e dytë radhazi e ka regjistruar edhe Brooklyn Nets, që mposhti Denver Nuggets, 122-120, në shtëpinë e këtyre të fundit.

Sakaq, me sezonin e rregullt që po shkon drejt fundit, Chicago Bulls ka arritur të rikuperojë në renditje, duke u klasifikuar tashmë në vendin e 10-të të tabelës, brenda zonës play-off. Skuadra e Billy Donovan ka marrë dy fitore njëra pas tjetrës, me më të fundit të regjistruar ndaj Houston Rockets, 119-111.